Basha: Na duhet qarkullim i elitave, një kryeministër jo më shumë se dy mandate

Basha: Na duhet qarkullim i elitave, një kryeministër jo më shumë se dy mandate

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një aktivitet të organizuar nga FRPD, në kuadër të 30 vjetorit të "Lëvizjes Studentore", mblodhi sot virtualisht të rinjtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, nga Mali i zi dhe mbarë diaspora.

Para të rinjve në takimin virtual, Basha tha se ndryshimi që do të vijë do të ketë vulën e tyre.

“Mezi po pres ditën kur qeveria e dalë nga votat e 25 prillit të marrë përgjegjësitë, të mundë virusin dhe betejat e tjera për të mposhtur varfërinë. Më lejoni tu jap një përqafim virtual. Jam i gëzuar që këtu janë bashkuar me ne edhe të rinjtë nga Kosova, Maqedonia, Presheva e Diaspora dhe dua ti përshëndes me mall. Ky komunikim mbarëkombëtar ishte vetëm një vegim, sot është realitet. 30 vite më parë ne bëmë kthesën e madhe. Kjo u bë falë të rinjve të dhjetorit që u shkon sot mirënjohja. Kauza e këtij ndryshimi u bë e mundur vetëm prej të rinjve idealistë. Populli shqiptar ka një histori të dhimbshme, por në këtë histori nuk ka ndodhur asnjë ngjarje e lavdishme pa protagonizmin e të rinjve. Sot në këto ditë të shkurtra dhe të errëta të dhjetorit, ky mesazh vlen dhe duhet të kujtohet më fuqishëm. Ndryshimi i Shqipërisë do të vijë dhe do të bëhet vetëm nga rinia shqiptare.

Kam udhëtuar anembanë Shqipërisë. Kam takuar të rinj të talentuar. U bënë 8 vite që Shqipëria ka dalë nga shinat, kostoja e jetës sa vjen e rritet, si pasojë e keqqeverisjes shumë shqiptarë kanë humbur vendet e punës dhe shpresën. Kjo është arsyeja që shumica e të rinjve mendojnë të largohen nga vendi. Shumë e kanë hedhur hapin, shumë të tjerë e mendojnë si mundësinë e vetme emigracionin. E kuptoj dhe e ndjej dëshpërimin tuaj, kur shikoni propagandën virtuale dhe pastaj përjetoni me sytë e tuaj realitetin. E dëgjoj tek  thoni kështu paska qenë e shkruar për ne”, tha Basha.

Basha u shpreh i përkushtuar se prej tetë vitesh Shqipëria ka dalë nga drejtimi i duhur, ka bërë hapa pas, dhe si e tillë, do të punjnë fort për të bërë ndryshimin me ndihmën e rinisë shqiptare.

“E kuptoj dhe e ndjej dëshpërimin tuaj, kur shikoni propagandën virtuale dhe pastaj përjetoni me sytë e tuaj realitetin.  Dikujt i leverdis që të mbjellë ndjenjat e dorëzimit, pesimizmit dhe braktisjes të vendit.

Në Shqipëri keqqeverisja i detyron të largohen e të braktisin vendin. Unë besoj me shpirt se ndryshimi i shumëpritur është i mundur. Vetëm me përfshirjen e rinisë, ndryshuam ekonominë nga ekonomia e centralizuar komuniste në një ekonomi të lirë të tregut. Ndryshimi do të mbajë përsëri firmën dhe vulën e rinisë shqiptare” u shpreh Basha.

Basha në këtë takim me të rinjtë, premtoi se kufizimi i mandatit të postit të kryeministrit do të bëhet në dy mandate.

"Do kufizoj mandatin e kryeministrit dhe ju do votoni që të qarkulloni elitat. Pse duhet të kemi pushtet të përjetshëm. Posti i kryeministrit do kufizohet në dy mandate. Do pastrojmë "ujin e ndotur" të politikës.

Modeli i qeverisjes tregohet që në fillim. Atë që nuk e arrin dot për 8 vjet nuk e arrin dot as 80 vjet. Kur nuk mban asnjë premtim për 8 vjet çfarë mund të japë më shumë një njeri pas 8 vjetësh në pushtet. Në parlament apo me referendum unë do të bëj realitet kufizimin e mandatit të kryeministrit”, premtoi Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy