Opozita sot do të protestojë kundër qeverisë “Rama”.
Protesta e opozitës, kryesisht nga Gazment Bardhi dhe Sali Berisha është thirrur për ditën e sotme në orën 17:30. Vetë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ftoi qytetarët që të marrin pjesë së bashku me fëmijët e tyre pasi protesta do të jetë paqësore.
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash për protestën e thirrur për ditën e nesërme nga opozita.
Mësohet se dyert e Kryeministrisë janë blinduar me veshje metalike dhe në të gjithë perimetrin rreth saj do të qëndrojë kordoni me efektivë policie.
Rreth 1100 forca Policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës për të shmangur tensionet e mundshme.
Gjithashtu në gatishmëri do të jetë edhe forcat RENEA si dhe agjentë civilë për të monitoruar. Njëjtë si dhe në protestat e tjerë do të ketë autobote me ujë në raste incidentesh.
Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kamera me rezolucion të lartë, dhe segmentet të cilat do të bllokohet dy orë para nisjes së protestë, pra që në orën 15:30 dhe deri në përfundimin e saj janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”.



