Berisha: Sot kanë zgjedhur me urdhër të Ramës të bllokojnë çdo deputet të opozitës në parlament

Berisha: Sot kanë zgjedhur me urdhër të Ramës të bllokojnë çdo deputet të opozitës në parlament

Në nisje të seancës së sotme parlamentare, kryetari i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama ka tmerr nga opozita dhe si rrugëzgjidhje ka gjetur të mos futet asnjë deputet i opozitës në parlament.

Berisha deklaroi se kjo është marrje e plotë në kontroll policesk të parlamentit nga garda e kuqe dhe se ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë.

Janë disa deputetë të përjashtuar që nuk u takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë.

Por sot kanë zgjedhur me urdhër të Edi Ramës të bllokojnë çdo deputet të opozitës së vërtetë në parlament.

Vërini kamerat aty dhe shihni se ku janë grevëthyesit. Kjo është Shqipëria që pretendon të hapë negociatat, kjo është narkodiktatura në Shqipëri.

E patë Edi Ramën, i cili shkoi si palaço dhe kthehet si kloun. Bëri klounin në prani të drejtuesve të BE dhe udhëheqësve të BE dhe rajonit.

Ai zgjodhi të bëjë klounin, rolin që i shkon më shumë se çdo rol tjetër.

I depersonalizuar në mënyrë ekstreme, atij i mbetet të bëjë klounadën siç është.

Parlamenti ja ku është dhe në Bruksel, siç e patë ju, ai u përpoq të mbulojë vendimin negativ për Shqipërinë, me një klounadë të turpshme për një drejtues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy