Frika nga përmbytja nxit evakuimet në një qytet në SHBA

Frika nga përmbytja nxit evakuimet në një qytet në SHBA

Urdhra për evakuimin e banorëve janë lëshuar për disa pjesë të Lynchburgut në Virginia, pas frikës se një digë mund të shembet si pasojë e përmbytjeve.

Diga e liqenit “College” ka kapërcyer kapacitetet e saj, pasi më shumë se 15 centimetra shi ranë mbrëmjen e së enjtes tha Departamenti i Burimeve të Ujërave të Lynchburg.

Nëse diga shembet plotësisht, 5m ujë mund ta përmbyt atë në shtatë minuta, tha Shërbimi Kombëtar i Ujit. Lynchburg ka një popullsi prej 80 mijë banorësh dhe shtrihet në malet “Blue Ridge”.

Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët të mos ngasin makinat nëpër rrugët e përmbytura, duke shtuar se uji i përmbytjeve mund të mbajë me vete edhe mbeturina.

Mediet lokale thanë se disa persona, shtëpitë e të cilëve konsiderohen se janë në rrezik, janë evakuuar duke u vendosur në shkollat e afërta. Ata janë këshilluar të mos shkojnë në shtëpi për të paktën 24 orë.

“Rreth 124 shtëpi janë evakuuar”, thonë zyrtarët e emergjencave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy