Cakaj pret homologun grek, Dendias: Të zgjidhim të gjitha çështjet dypalëshe

Cakaj pret homologun grek, Dendias: Të zgjidhim të gjitha çështjet dypalëshe

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ishte i pari që priti në një takim zyrtar në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Cakaj u shpreh pas takimit, se me homologun grek, vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe.

Gjithashtu në takim, u theksua mbështetja e Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Për më tepër, sikurse bëri me dije kryediplomati Cakaj, Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për të shtuar ritmin e punës së përbashkët e për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë mes dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy