“Pastrohen para, kërcënohen njerëz”, Llabani mbi Call Center-at: 60 persona u morën në pyetje për mashtrim të gjermanëve (VIDEO)

“Pastrohen para, kërcënohen njerëz”, Llabani mbi Call Center-at: 60 persona u morën në pyetje për mashtrim të gjermanëve (VIDEO)

Gazetarja e MCN TV Anduena Llabani foli mbi operacionin ku u proceduan administratorë të 9 subjekteve Call Center. Llabani tha se hetimi nisi pas denoncimeve që erdhën nga Gjermania, ku shtetas të huaj ishin mashtruar duke luajtur me bursa. Llabani tha se janë afro 60 persona të marrë në pyetje nga SPAK. Ajo shton se do të dalin informacione edhe për filma me pullë të kuqe që prodhohen në Shqipëri dhe shiten në tregje të huaja.

Call Center-at janë kthyer në burim dhe pastrim parash. Punësohen studentë me rroga minimale. 700-800 euro marrin ata që përkthejnë filma porno. Do shohim edhe të tilla. Materiale me pullë të kuqe prodhohen në Shqipëri dhe i shesin në tregje të huaja. Asgjë nuk bëhet pa leje dhe verdiktin e drejtuesve të lartë. Do t’u informoj në ditët në vijim sepse është një çështje në hetim.

Sa i takon rastit konkret më është konfirmuar fakti se në Shqipëri është një numër i madh personash që janë marrë në pyetje lidhur me mashtrime ndaj shtetasve gjermanë. Shtetasit gjermanë janë mashtruar pasi kanë luajtur me bursa. Janë rreth 60 persona që janë marrë në pyetje, por SPAK thotë se do t’u njoftojmë nëse do ketë urdhër-arreste. Bëhet fjalë për shifra të mëdha. Është shtrirë në Tiranë dhe Durrës, ku ka filial Call Center-i.

Në mes të Tiranës kemi Call Center-a në katet e larta të pallateve, me qira 3000 euro, që punësojnë njerëz që kërcënohen për punën që bëjnë. Këto çështje përdoren për shantazh dhe mbyllen brenda Policisë së Shtetit edhe presin gjermanët. Po të futesh te Forex gjen një pikë ku thuhet, ‘kemi edhe kuriozë të pangopur’ ”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy