
Sipas MeteoAlb, zhvillimi i një presioni të ulët atmosferik në Detin Adriatik do të ndikoj edhe në territorin shqiptar duke sjellë që në orët e para të mëngjesit vranësira të shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, si fillim në zonat veriore.
Deri në orët e mesditës i gjithë vendi do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë duke u luhatur nga 4°C deri në 20°C.



