Berisha: Kërkesa e SPAK, është e Ramës! Tregon tmerrin që ka prej meje

Berisha: Kërkesa e SPAK, është e Ramës! Tregon tmerrin që ka prej meje

Kreu i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha e cilëson proces mirëfilli politik kërkesën e SPAK për arrestimin e tij dhe si kërkesë të Edi Ramës.

Kjo është një kërkesë e Edi Ramës, në qëndrimet e tij antikushtetuese, antiligjore ndaj opozitës, e diktuar nga tmerri dhe frika se opozita e drejtuar nga Sali Berisha do ta kërrente atë si një kalbësirë nga pushteti i tij.

Nuk ka asgjë tjetër në këtë mes. Nuk ka asnjë çudi.

Ky është një ansambël i kontrolluar 100 përqind nga Edi Rama, i cili mendon se në këtë mënyrë, do zgjasë pushtetin e tij. Në fakt do ndodhë e kundërta.

Në një dalje për mediat ditën e sotme, Berisha tha se PD-në nuk do e ndalojë asgjë në mosbindje e saj civile dhe vendosmërinë për të përmbysur këtë regjim të bazuar në krimin, drogën.

Sipas tij, çdo gjë zhvillohet si një në film dhe nënvizon që nuk ka pasur ndonjë dyshim në botëkuptimin, amoralitetin e Edi Ramës, në një farë mënyre po i demonstroj çdo shqiptari se çfarë përfaqëson ai.

Ndërkohë, ai nuk ka gjetur në befasi opozitën. Opozita ishte dhe vazhdon të qëndrojë në këmbë në mosbindjen civile, e sigurt në fitoren e saj.

Një gjë duhet t’u them sot mbarë qytetarëve: Sali Berisha nuk është rikthyer kurrë për një interes më të vogël personal. Absolutisht jo.

Nuk është kthyer kurrë vetëm për të bërë Shqipërinë me një opozitë të vërtetë.

Është rikthyer me objektivin e dyfishtë: një opozitë e vërtetë dhe fitoren e saj. Më mirë s kushdo tjetër, këtë e kuptoi Edi Rama dhe vrapoi si frikacak.

Ai jo polic, por të vendosë dy batalione rreth pallatit, unë nuk kam asnjë impresion. Tregon vetëm tmerrin që ka nga Sali Berisha.

I them edhe njëherë, Edvin je i pashpresë. Çfarëdo akti që të ndërmarrësh, Sali Berisha asgjë në botë nuk mund ta pengojë pa realizimin e qëllimit të tij, largimin tënd nga pushteti. Kjo do ndodhë.

Shiko ç’po ndodh në Beograd, studentët po mbushin rrugët dhe unë i përshëndes ata.

Një situatë jo shumë e ndryshme nga ajo e vitit 1995 kur ata mbushën rrugët për Zoran Xhinxhiçin, e vërteta është se edhe ata i kam mbështetur.

Dhe ju garantoj se studentët e Beogradit do fitojnë, e kanë të komplikuar situatën. Në Beograd siç e shihni ka kryqëzime interesash ku Rusia bën çdo gjë për të mbrojtur përfaqësuesin e vet, Aleksandër Vuçiç.

Por edhe Perëndimi për shkak të pragmatizmit, përpiqet ta joshë. Por në 1995, studentët e Beogadit fituan. Edhe kësaj here do fitojnë.

Ndërkohë theksoj se zgjedhjet e Edi Ramës janë absolutisht dy herë më të këqija se zgjedhjet e padronit të tij në Beograd.

Nëse studentët në Beograd kanë një motiv të vërtetë të votojnë kundër një diktatori, edhe ky nacionalist i lidhur me krimin, shqiptarët kanë një motiv dy herë më të madh kundër mobodiktatorit të tyre.

Që në fillim kemi të bëjmë me një akt të paligjshëm, të bazuar në kallëzim të rremë.

Taulant Balla, në kallëzimin e tij të rremë, shkruan se trualli i tokës së klubit Partizani është shpronësuar nga autoritetet italiane. Në një kohë kur dokumentet e periudhës së autoriteteve italiane faktojnë në mënyrë absolute se kjo është një gënjeshtër, se trualli i tokës nuk është shpronësuar kurrë, por është rekuizuar. Rekuizita është një kategori tjetër me shpronësimin dhe për këtë ka dekrete me firmën e Jakomonit.

Unë mora këtë shembull, por mund t’u jap me dhjetëra shembuj ku ata kanë fshehur dokumente.

Pra, Skapi njëlloj si seksionet e Sigurimit të Shtetit, ka ngritur një piramidë mashtrimi, gjithçka antiligjore, gjithçka antikushtetuese.

Natyrisht nëse do ishim thirrur në Skap, sa herë do ishim thirrur, do shkonim.

Në gjykatë, vendimet u dhanë pa marrë lejen e parlamentit. Nuk ka njeri që nuk e di se duhej marrë leja e parlamentit për ato masa shtrënguese.

Unë dërgova avoketërit për të thënë se unë nuk pranoj të jetoj në një shoqëri parashtetërore. Por natyrisht nuk pranova vendimin që ishte antiligjor, antikushtetues, marrje e hapur e pushtetit të parlamentit.

Pra, unë mbrojta Kushtetutën. Beteja është mes Kushtetutës dhe antikushtetutshmërinë.

Pra, gjithçka është antikushtetuese. Gjykata Kushtetuese, nuk po ndalem më se e kam bërë komentin për të.

Përsëri, në këtë proces, unë i qëndroj asaj, nuk them se gjykata nuk ekziston, nuk them se prokuroria nuk ekziston dhe avoketërit e mi sot, jo vetëm që kanë paraqitur si kërkesë, por sot kanë dorëzuar dokumentin, vendimin me të cilin ish-kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë si President i Republikës ka shkarkuar gjykatësen dhe i kërkuan asaj të japë dorëheqjen.

Nuk kam informacionin e saktë, por procesi i shty se do merrte vetë vendim gjykatësja, çka unë nuk besoj të tërhiqet nga vendimi i saj, apo duhet të marrë vendim një gjykatës tjetër, këtë do e bëjnë të qartë avoketërit.

Por fakti është se gjithçka zhvillohet sipas skenarit të Edi Ramës.

Tani, do venë policë? Unë e ftoj të vënë një batalion, ta rrethojnë atë rrugicën aty ku jam unë dhe unë nuk kam asnjë problemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy