Regjisori Kastriot Çipi tha se kanceri i politikës në Shqipëri fillon nga fakti që lista e kandidatëve bëhet nga kryetari i partisë.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” Çipi tha se ka nevojë për një parti të re, sovraniste, të djathtë dhe konservatore, që sipas tij mund të mobilizojë shumë njerëz. Ndërsa koment
Unë nuk gjej asnjë qëndrim ideologjik mes qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë, jo vetëm në Shqipëri por askund në Europë. Në Europë ke një të djathtë që është Orbani, dhe dy gjoja të djathtë Meloni dhe Salvini. Meloni është në retorikë, Salvini nuk është as në retorikë. Të dy janë mburrur që do ndalojnë emigracionin e paligjshëm, nuk e kanë ndaluar”.
Duke folur mbi nismat e reja politike në Shqipëri, Çipi u shpreh:
Shpresoj që të ketë një parti tjetër me frymë grupi, sovraniste, të djathtë, konservatore, mobilizon shumë njerëz. Ka shumë njerëz të pakënaqur që s’e gjejnë veten në spektrin politik. Nisma e Kokalarit deri më tani më duket individuale. Shpresoj të mos jetë kështu. Që një parti të mobilizojë shqiptarët për të votuar, duhet të jetë parti pa kryetar, jo me kryetarokraci. Partitë amerikane s’kanë kryetar. Këtë dua edhe unë Shqipëri, s’dua asnjë kryetar. Kanceri në Shqipëri fillon nga emërimit që bën në listë kryetari”.



