Balla-deputetes demokrate: O Zot, kush të ka sjellë ty në Parlament?

Balla-deputetes demokrate: O Zot, kush të ka sjellë ty në Parlament?

Deputeti socialist, Taulant Balla, dhe deputetja demokrate, Liljana Elmazi, janë përfshirë në debat ditën e djeshme gjatë seancës së Komisionit Hetimor të ÇEZ.

Ndërkohë që deputetja po fliste seriozisht për çështjen, Balla i është drejtuar me fjalët: “Oh Zot kush të ka sjellë ty në parlament?!”, raporton “Shuplaka”.

Përpara se të niste debati midis dy deputetëve, Elmazi po fliste për dëshminë e Hamza Merxhanit, i cili tha që nuk kishte asnjë lidhje me qeverinë.

“Dëshmitari e tha qartë që nuk kam patur asnjë lidhje me qeverinë. Ajo që mua më bën përshtypje është se pas nëntorit të 2007-ës, ai ka thënë: Unë nuk kam patur asnjë lidhje me Noelin. Atëhere unë ju pyes juve. Si mund t’i ketë në dorë një person i tretë imeilet e personave të tjerë: I ka përgjuar apo ia kanë dhënë të tjerë? Të sqaeohemi. Unë jam në dijeni se juve ju ka ngarkuar Kryeministri i kuvendit që të sillni investime në vend, ku janë këto investime më thoni ju?”, tha Elmazi.

Pas saj, fjalën e mori deputeti Balla, i cili fillimisht foli për dëshmitarin Merxhani, e më pas e kaloi temën e bisedës tëk Noel Kalaja.

“Ky person do të bënte konsulencën e ÇEZ-it në Shqipëri, Hamza Merxhani sot na konfirmoi të dhëna historike. Ju thoni nuk njihet, ne na rezulton se nga banka ka tërhequr 4 mijë euro nga banka.

Nuel kalaj është një person i rëndësishëm pasi ka email-e pa fund, flet me drejtuesin e ÇEZ për çështje të cilat i ka biseduar më parë me palën shqiptare. Shqetësimi është se si Kalaj sa herë që shkonin çekët te… (Ndërhyn deputetja, nxehet Balla). Oh zot kush të ka sjellë ty në parlament?! Ça të të them ty, o zot si të kanë pru ty këtu?! Po flas për Nuelin jo për Hamzain. Ky ka marrë 300 e ai ka marrë 7 milion”, acarohet deputeti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy