
Qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Si pasojë, aksi rrugor Bogë-Qafë Thore është bllokuar.
Po ashtu mësohet se është bllokuar dhe aksi rrugor Fushë Arrëz- Iballë .
Bëhet me dije se aksi rrugor Kir-Mali i Shoshit dhe Pukë – Fushë Arrëz janë të kalueshëm me zinxhirë.
Në askin Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.



