Shqipëria blen dronë të armatosur tip “SIHA” dhe tip “IHA” nga Turqia

Shqipëria blen dronë të armatosur tip “SIHA” dhe tip “IHA” nga Turqia

Konkretizohet marrëveshja për blerjen e dronëve ushtarakë në Turqi, dhe sipas medias turke “Yeni Şafak” Shqipëria ka shpenzuar për blerjen e tyre 8 milionë euro.

“Yeni Şafak” ka zbuluar për herë të parë edhe tipin e dronëve superinteligjentë, tip IHA dhe SİHA prodhuar nga “Baykar Defense” në Turqi.

Sipas saj bëhet fjalë për mjetet ajrore pa pilot, që prodhohen në industrinë e mbrojtjes me armatim tip (SIHA) të cilët janë dronë të armatosur dhe dronë pa armatim tip (IHA).

Gjatë vizitës në Stamboll në fillim të muajit qershor, kryeministri Edi Rama njoftoi arritjen e një marrëveshje për pajisjen e vendit me disa dronë inteligjentë që do të shërbenin për monitorimin e territorit.

Këta dronë të konsideruar unikë e kanë renditur sot Turqinë në mesin e vendeve të pakta në botë të afta në këtë fushë.

Aktualisht në vendin tonë dronët janë përdorur nga Policia e Shtetit për të kapur shkeljet në rrugë të drejtueseve të automjeteve me shpejtësi tej normave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy