DRAFTREZOLUTA/ Sofia i kërkon Shqipërisë njohjen e “minoritetit bullgar”

DRAFTREZOLUTA/ Sofia i kërkon Shqipërisë njohjen e “minoritetit bullgar”

Përfaqësuesit e Bullgarisë në Parlamentin Europian po përpiqen të fusin në axhendën e punimeve të drejtat e komunitetit bullgar, që pretendojnë se jeton në Shqipëri.

Çështja e këtij komuniteti, ekzistencën e të cilit Shqipëria nuk e pranon, është përfshirë në draftrezolutën e PE, e cila pritet të diskutohet më 14 shkurt, me kërkesë të përfaqësuesve bullgarë, raporton “Balkan Insight”.

“Duhen përpjekje të mëtejshme për të mbrojtur të drejtat e minoriteteve në Shqipëri. Ka nevojë për rekomandime për të drejtat e etnisë bullgare që jeton në Prespë, Gollobordë dhe Gorë, rekomandime që duhen materializuar në ligje dhe në praktikë”, thuhet në amendament.

Deputeti bullgar i PE, Andrey Kovachev, thotë se sipas të dhënave jozyrtare, 50 000 – 100 000 njerëz që i përkasin etnisë bullgare jetojnë në Shqipërinë Lindore.

As qeveria dhe as opozita shqiptare nuk e kanë komentuar këtë iniciativë, ndërsa Ministria e Jashtme nuk i ka kthyer përgjigje agjencisë BIRN në lidhje me këtë çështje.

Shqipëria njeh dy lloje minoritetesh: nacional-etnik dhe kulturor-linguistik. Kategoria e parë përfshin minoritetin grek, maqedonasit dhe serbo-malazezët. Etnia e pretenduar bullgare nuk hyn në asnjërën prej këtyre kategorive.

Shqipëria po përgatit draftin e një ligji të ri mbi minoritetet. Më 7 janar, përfaqësues të tyre u mblodhën për të diskutuar iniciativën e re. Përfaqësuesit e etnisë bullgare, organizata "Prosperity Goloborda" nuk ishte pjesë e këtyre diskutimeve.

Haxhi Pirushi, president i kësaj shoqate, i ka thënë agjencisë “BIRN” se ky është gabimi i autoriteteve shqiptare.

Ai thotë se ka shumë individë që kanë dyshtetësi dhe është koha që ky komunitet të njihet si një nga kategoritë që njeh shteti shqiptar.

Por Islam Rama, një mësues në Gollobordë, në kufi me Maqedoninë, ka publikuar një libër për kultrurën e kësaj zone, në vitin 2003. Ai thotë se ekzistenca e komunitetit bullgar atje është thjesht fantazi.

“Për t’i rënë shkurt kësaj historie, në këtë zonë nuk ka një bullgar të vetëm. Kjo është një kauzë që po përdoret për përfitime personale”, i ka thënë ai BIRN-it. / Balkan Insight / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy