
Këngëtarja e muzikës popullore nga Peqini, Griselda Vogli, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, së bashku me instrumentistin Luçiano Sufali, rrëfen rrugëtimin e saj në muzikë.
Ajo tregon se, edhe pse babai i saj ishte këngëtar dhe pjesë e estradës së Peqinit, ajo e nisi karrierën vet si fëmijë, në moshën 8-vjeçare, duke iu drejtuar Qendrës së Kulturës në Peqin.
E kam babain e ndjerë që ka kënduar dhe ka qenë pjesë e estradës së Peqinit.
Prej tij e kam nisur, e kam pasur dëshirë dhe pasion. Më shumë e dëgjoja në shtëpi dhe, në moshën 8 vjeç, kam shkuar vetë në Qendrën e Kulturës dhe u thashë atyre që do të jem pjesë.
Babai në fakt nuk donte që të merrja pjesë, ka qenë pak fanatik.
I thashë profesorit tim që jam goca e Agronit dhe dëshiroj të jem pjesë e koncertit për fëmijë.
Ai më bëri provë dhe më tha 'je fiks'. Pastaj më tha babai që nuk do të shkoj, por unë insistova. Mamaja, që ishte rrobaqepëse, më qepi një fustan, dhe aty nisi gjithçka.
Theva barrierat dhe vijova me muzikën.
Griselda tregon se ka mbi 5-6 vite që punon me instrumentistin Luçiano Sufali, dhe lidhja mes tyre është shumë e fortë, pasi dhe babai i Luçianos ka qenë profesor i saj.
Nuk kishte si të mos krijohej një lidhje e tillë, pasi kam punuar me të atin e tij. Nuk kemi pasur asnjë përplasje gjatë gjithë kohës, gjithmonë kemi punuar live.”
Për ne, koncertet live dhe dasmat nuk janë vetëm punë, por një mundësi për të ndarë emocionet me publikun. Këndojmë këngë nga jugu në veri. Livet dhe dasmat nuk i shikojmë si punë, por si mundësi për të kënaqur dasmorët. Më ka ndodhur edhe të kthej disa bakshishe që më kanë dhënë ndonjëherë.
Sa i përket jetës familjare, kam mbështetje të madhe nga familjarët e saj dhe ata të bashkëshortit në rritjen e djalit dhe pjesëmarrje në dasma e live-t që më duhet të jem prezente.



