
Donald Trump e ka paralajmëruar ashpër udhëheqësin e Koresë së Veriut përmes Twitter-it: "Kim Jong Un është shumë inteligjent dhe ka shumë për të humbur, me të vërtetë gjithçka, nëse vepron në mënyrë armiqësore. Ai nënshkroi një marrëveshje të fortë për denuklearizimin me mua në Singapor. Ai nuk dëshiron të anulojë marrëdhënien e tij e veçantë me presidentin amerikan ose ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Koreja e Veriut, nën udhëheqjen e tij, ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik, por ai duhet të denuklearizohet, ashtu siç ka premtuar".
Paralajmërimi i Trump-it vjen pas deklaratës që bëri dje Koreja e Veriut për hedhjen-provë të raketës me rreze të gjatë veprimi.



