Nga e enjtja, nesër, do të hyjë në fuqi rregulli për përdorimin e maskave edhe në ambiente të hapura, që sipas qeverisë vjen si pasojë e rasteve në rritje të koronavirusit.
Për këtë rregull të ri, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, sqaroi sot rastet kur bëhet përjashtim dhe rastet kur duhet mbajtur maska. Fico saktësoi edhe kategoritë të cilët bëjnë përjashtim, ndërsa tha edhe se gjoba për këdo që kryen shkelje është 3 mijë lek.
"Maska ose barriera e fytyrës ndikon në mospërhapjen e Covid dhe përkave. Barriera mbrojtëse duhet të shihe si masë polotësuese dhe duhet të zbatohet seë bashku me distancën fizike dhe higjenën e duhur. Maska duhet të mbulojë hundën gojën e mjekrën, s'duhet të preket kur vendoset maska. Maska kirurgjikale hidhet në koshin e mbetjeve. Maska tekstile duhet të lahet pas çdo përdorimi në 60 gradë celcius. Maska duhet patur gjithmonë me vete. Jashtë shtëpisë, në çdo dyqan supermarket në të gjitha mjetet e transportit publik hde jo publik. Edhe gjatë ecjes në rrugë, në të gjitha vendet publike të hapura, në punë, në zyra, në të gjitha institucionet, teatër, kinema, muze. Në hyrje dhe dalje nga banesa në ashensor, para dhe pas konsumit në restorante, në motoçikletë nëse merr ndonjë person jashtë shtëpisë. Nga personat që e kanë kaluar Sars Covid, ose kur keni të sëmurë me Covid në shtëpi, në institucionet arsimore".
Modifikimi i barrierës mbrojtëse të maskës, duhet ta hiqni në rast të identifikimit personal.
Maska edhe nga të ftuarit në emisione kur nuk sigurohet distancë jo më pak se 1.5 metra.
"Rastet përjashtimore të përdorimit të maskës. Kur përdorimi i saj dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë gjatë përdorimit. Ushtrimi i aktiviteteve fizike, ata që lëvizin me biçikletë dhe motoçikletë. Në aktivitete që shkaktojnë lagie të maskës. Në shtëpi me anëtarë të familjes. Ata që lëvizin në makinë vete. 3 mijë lekë gjoba kur nuk mban maskë, 5 mijë lekë përsëritja", tha Fico.



