
Propagandës me imazhe të ilustruara, fotografi apo video nuk i ka shpëtuar as Bashkia e Kavajës, më saktë kryetari i saj .Redjan Krali, i cili me firmën e tij ka publikuar ftesën për ofertë për blerje të një aparati fotografik.
Fondi limit i vendosur nga kryetari i bashkisë kavajë për këtë blerje ishte 208,333. Lekë të reja.
Sipas të dhënave zyrtare të dosjes së tenderit në agjensinë e prokurimit publik fituesi ka ofruar vlerën e 197,000. Lekëve të reja ose rreth 2 milionë lekë të vjetra, për aparat fotografik.
Por ajo që bie në sy në të gjithë këtë tender, janë specifikimet teknike për aparatin fotografik, që më shumë se specifikime tenderimi duken të dhëna pëlqimi.
Kjo duke nisur nga formati 4 K ose Full Hd deri tek “Reduktim i Syut të Kuq”, ku në këtë rast modalitetin, kryetari i bashkisë kavajë e ka shprehur në dialektin e Shqipërisë së mesme.
Midis të tjerave, ky aparat fotografik që kushton 2 milionë lekë të vjetra dhe që do përdoret për aktivitetet e rëndësishme që ka kryetari dhe bashkia Kavajë, në një prej paramentrave të tij do të ketë “dalje gama”.
Pas përdorimit të aparatit, ne të gjithë do të shohim foto cilësore të punës së kryetarit dhe Bashkisë Kavajë.



