Rusi, dhjetëra të arrestuar në tubimin për liri në internet

Rusi, dhjetëra të arrestuar në tubimin për liri në internet

Dhjetëra njerëz janë arrestuar sot në Moskë në një demonstratë të lejuar nga autoritetet për liri në Internet.

Një demonstrues është arrestuar pasi e kishte të veshur një fanelë me mbishkrimin “Putini më i keq se Hitleri”, ku i referohej presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Disa demonstrues të tjerë janë arrestuar pasi mbanin simbole në mbështetje të të drejtave të barabarta për komunitetin LGBT.

Sipas zyrtarëve në Moskë, në këtë demonstratë kanë marrë pjesë afro 1 mijë vetë, raporton agjencia TASS.

Demonstrata të ngjashme janë mbajtur edhe në disa qytete të tjera ruse, përfshirë Shën Petersburgun, Novosibirskun, Jekaterinburgun, e të tjera.

Demonstruesit kanë kërkuar ndryshime në legjislacionin me të cilin kufizohet Interneti.

Ata, po ashtu, kanë kërkuar lirimin e njerëzve të burgosur për akuza se kanë shpërndarë material “ekstremist” nëpërmjet Internetit dhe për dorëheqjet e udhëheqjes së Roskomnadzorit, që është agjenci shtetërore për monitorimin dhe rregullimin e Internetit. / REL /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy