Në shkretëtirën e Saharasë në Niger, shkencëtarët kanë zbuluar fosile të një specieje të re dinosauri grabitqar, të quajtur Spinosaurus mirabilis.
Zbulimi përfshin një kafkë me një kreshtë të madhe në formë shpate, e cila mendohet të jetë përdorur për të tërhequr partnerë dhe për të frikësuar rivalët.

Sipas ekipit të udhëhequr nga paleontologu Paul Sereno, dinosauri 95 milionë vjeçar jetonte në mjedise me ujëra të cekëta dhe ushqehej kryesisht me peshq.
Studiuesit theksojnë se zbulimi hedh dritë të re mbi diversitetin dhe mënyrën e jetesës së Spinosaurëve në Afrikën e Veriut gjatë Periudhës Kretake.

Megjithatë, siç theksojnë studiuesit, shumë mistere rreth Spinosaurusit mbeten ende të pazgjidhura. Për të kuptuar plotësisht madhësinë, sjelljen dhe evolucionin e tyre, do të nevojiten fosile më të plota në të ardhmen.




