Paralajmërimi i Ben Blushit: Rrezikojmë të kalojmë në krizë, dhe ne krizat nuk dimë t’i zgjidhim

Paralajmërimi i Ben Blushit: Rrezikojmë të kalojmë në krizë, dhe ne krizat nuk dimë t’i zgjidhim

Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi ka komentuar situatën politike në vend, pasi zhvillimeve më të fundit, ky kryeministrisë Rama ka larguar nga detyra 4 ministra. Përballë analistëve në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi ka ngritur shqetësimin se vendi rrezikon të kalojë në krizë.

Teksa shton kjo është një situatë e rrezikshme, duke marrë parasysh edhe eksperiencat me krizat e kaluara në vend, Blushi thotë se zgjedhjet e lira e të ndershme janë kusht i domosdoshëm për normalizimin e situatës.

“Dy sistemet themelore që mbajnë një vend në rend dhe ekuilibër janë zgjedhjet dhe drejtësia. Të dyja në vendin tonë kanë probleme. Reforma në drejtësi nuk u mund të zbatohej për momentin. E ç’po bën ky sot, po liron kriminelët. Kemi dy raste fatale, Aldo Baren dhe Lulzim Berishën. Kush po i liron këta? Një sistem drejtësie i kolapsuar, që nuk po funksionon përderisa sistemi i ri s’po hyn në fuqi.

Rrezikojmë të kalojmë në krizë, dhe ne krizat nuk dimë t’i zgjidhim. Kjo shoqërohet me efekte ekonomike, kolaps qeveritar, mosmarrëveshje të mëdha politike. Dhe këto mund të na shoqërojnë për 3-4 vite. Ne akoma nuk kemi besim tek zgjedhjet se i preken në 1996. Dhe edhe pse kanë kaluar gjithë këto vite, ne ende nuk kemi krijuar besim tek zgjedhjet. Ndaj nuk duhet që këto zgjedhje të krijojnë mungesë besimi”, tha Blushi.

Edhe analisti Fatos Lubonja shprehet i të njëjtit mendim me Blushin, duke shtuar se nevojitet ndërhyrje jashtë-kushtetuese për të normalizuar situatën.

“Mendoj se jemi në një krizë nga sa kam ndjekur. Ambasadori Lu tha se ky do të jetë viti më i lumtur i shqiptarëve, dhe do të ketë ngjarje shumë pozitive. Unë mendoj se jemi në krizë, dhe problemi është si dalim nga kriza. Jemi përpara një shkërmoqje të rendit kushtetues. Këtu ka përgjegjës për këtë krizë. Përgjegjësia kryesore bie te mazhoranca, pasi ata duhet të menaxhojnë këto situata. Unë mendoj se jemi në atë situatë ku nevojitet ndërhyrje jashtë kushtetuese. Blushi thotë se duhet ndërhyrje e ndërkombëtarëve”, tha Lubonja.

Ndërsa Baton Haxhiu thotë se kjo “është një krizë politike në një farë mënyrë”.

Analisti Andi Bushati ndalet tek vendimi i kryeministrit Rama për të larguar 4 ministrat e kabinetit qeveritar, duke u shprehur se arsyeja e dhënë nga kreu i Qeverisë nuk është i besueshëm.

“Përveç këtij tërmeti dhe heqjen e 4 ministrave, shohim një kryeministër që kanë bërë gjithë këto dalje publike pas kësaj, dhe nuk bind askënd pse i bëri këto ndryshime. E ha njeri përrallën se ndryshimet po bëhen se Saimir Tahiri duhet më shumë të bredhi lagjeve të Tiranës, sesa të jetë ministri i Brendshëm i suksesshëm në Shqipëri. Këto edhe inteligjencën minimale të një njeriu e fyejnë. Pse u desh të shpikej një fabul e gënjeshtërt për të bërë këto ndryshime. Kërkon të fshehë një krizë, një kalbëzim që as vetë nuk di nga t’ja marri anën”, tha Bushati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy