
Analisti Milaim Zeka duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Mcn Live tha se qytetarët treguan zhgënjim të madh nga Meta dhe Berisha, duke theksuar se këta të fundit po e mbajnë gjallë dhe brenda autostradës politike Ramën. Zeka thekson se nuk beson se PD ka marrë fund, pasi ajo mund të bashkohet, dhe sipas tij personi që ka forcën morale të bashkojë fraksionet është Berisha. Zeka thotë se PD s’ka perspektivë me Metën dhe ndarja me këtë të fundit do ta ribashkonte të djathtën, e cila duhet t’u japë po ashtu shansin njerëzve të rinj.
Është pak fatkeqësi që gjatë fushatës, analistë dhe opinionistë s’kanë qenë për të dhënë opinione neutrale, por janë ditur të gjithë të cilit krah politik i takojnë. 92 për qind të të gjithëve, edhe 90 për qind e moderatorëve e kanë dëshmuar se cilit krah politik i takojnë. Në Kosovë dhe Shqipëri kemi një numër të vogël moderatorët të parashtrojnë pyetje. Edhe gjatë parashtrimit të pyetjeve vetëm duan të nxjerrin atë që duan. Sepse e dinin se opinionistët dhe analistët cilit krah politik i takojnë. Nëse deklarohesh publikisht se kujt do ia japësh votën e humb të drejtën etike, morale, që të jesh në rolin e një analisti.
Unë e kam prognozuar në studio Shkodrën, sepse kam qenë disa herë në Shkodër. Unë nuk i bëj analizat e mia në bazë të darkave dhe drekave me liderët, por nga ajo që dëgjoj nga qytetarët e thjeshtë. Për shkak të zhgënjimit të madh nga Meta dhe Berisha, qytetarët thanë që reformat s’mund të vijnë nga këta dy njerëz. Janë këta dy njerëz që po e mbajnë gjallë dhe brenda autostradës politike Edi Ramën. Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet ballkanike ka manipulime politike. Mua më janë vjedhur votat më shumë brenda partisë sime politike kur jam zgjedhur deputet. Partia ime mi vodhi sepse donin të bënin deputet një tjetër person. E dyta, opozita në Shqipëri duhet të argumentojë çdo gjë dhe këto t’i adresojë në organet e drejtësisë, në organet përgjegjëse. Por nga një anë të mbrosh Berishën që është shpallur non grata dhe të njëjtët njerëz të sulmosh Tom Doshin, kjo është e pakuptueshme për mua. Të drejtën e kanë pasur rreth 400 mijë të rinj, por ikja masive nga Shqipëria, dhe retorika e vjetër ka çuar në këtë...I dhanë shans Edi Ramës që vetëm të tallet me opozitën.
Nuk besoj që PD ka marrë fund, për arsye se mund të bashkohet, të konsolidohet. E pamë dorëheqjen e kryetarit formal të PD, por i vetmi njeri që ka forcë morale të bashkojë të gjitha franksionet është Berisha. Berisha duhet t’i ulë këta njerëz, bashkë me Jozefina Topallin, që të bëhen një grup politik. Të përgatiten për zgjedhjet nacionale. E treta, ta kuptojë çdo demokrat që Ilir Meta veçse e dëmton PD-në. Njerëzit që kanë qenë të partia e Metës, ka qenë elektorat socialist. Është fraksion i PS. Kjo ndodh edhe në Kosovë. Kush ka ndodhur me elektoratin e LDK dhe PDK. Ishte fraksion Fatmir Limaj, por elektorati i Fatmir Limajt u kthye te PDK. Elektorati i Metës avash avash po kthehet te PS.
Asnjë perspektivë nuk e ka PD me Metën. Ndarja me Metën do ta ribashkonte PD-në. Ata që janë fajtorë për humbjet e njëpasnjëshme duhet t’u japin shansin njerëzve të rinj, kuadrove të reja. Nuk pinë ujë akuzat për blerje vote 300 euro, prandaj është mirë që të kthehemi te realiteti dhe shkaqet pse PD pësoi një debakël kaq të madhe”.
Zeka shfaqi edhe një herë mbështetje për politikën e jashtme të Edi Ramës. Ai vuri në dukje se kurrë s’ka pasur një armiqësi të tillë mes Prishtinës dhe Tiranës, duke u shprehur se Presidentja Osmani i pret fotot e Ramës në takime siç bënte dikur Enver Hoxha.
Kam qenë dhe jam mbështetës absolut në politikën e jashtme të Ramës. Asnjë lider politik s’e ka përfaqësuar Shqipërinë dhe Kosovën më dinjitetshëm se Ramës. Në kohën kur Kurti dhe Presidentja e Kosovës s’po e bën një gjë të tillë. Fjalimi i tij mbrojti edhe Shqipërinë, që ne s’kemi investiguar se kush i dha të drejtën Del Pontes të kryejë hetime brenda territorit të Shqipërisë për trafikim organesh, kur kishte mandat vetëm brenda territorit të ish-Jugosllavisë. Një nga akuzat kryesore në Hagë janë vepra që janë kryer në Kukës, në një bazë ushtarake atje. Mbrojtja e tij ishte brilante, sepse rezoluta e Dick Marty-t është sponsorizuar nga rusët dhe mbështetur nga serbët. E di mirë edhe ish-Presidenti Berisha që çdo politikan në Shqipëri që ka mbështetur Kosovën në realitet ka pasur vetëm dëmtime. Edhe Berisha edhe Nano është izoluar. Sepse BE është munduar ta izolojë Kosovën, sepse furnizoheshim me armë nga Shqipëri. Kështu edhe Rama s’ka asnjë përfitim. Edi Rama po e bën diçka që po e ndjen. Edhe Escobar edhe ambasadori amerikan në Serbi Hill nga qarqe të ndryshme po akuzohen si pro serb. Është bërë modë që akuzohen njerëzit pa asnjë fakti. Rama është akuzuar për Open Balkan. Asnjë njeri s’ia ka thënë më troç Vuçiçit edhe problemin e Kosovës edhe problemin e Gjykatës Speciale, edhe admirimin që ka Rama për UÇK. Nuk mund të zgjedhim ne se kush është President në Serbi. Kurrë s’ka pasur armiqësi mes Prishtinës dhe Tiranës se sa në këtë kohë që po jetojmë. Kurti dhe Osmani kanë krijuar një armiqësi të paparë me Ramën. Presidentja jonë as fotografitë nuk i lejon, i pret ato sikur shoku Enver”.



