Lufta në Mesdheun Lindor duket më afër se kurrë teksa Turqia po vijon kërkimet. Kjo sjellje provokuese e Turqisë ishte në qendër të një takimi midis Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Presidentit të Republikës së Qipros dhe Presidentit të Egjiptit. Bashkëpunimi i të tre vendeve është një shembull i bashkëjetesës së popujve fqinjë nën busullën e së drejtës ndërkombëtare dhe paqes, theksoi Kryeministri grek.



