Basha kërkon vetting në politikë: Kapja e shtetit ka arritur nivelin më të lartë në rajon

Basha kërkon vetting në politikë: Kapja e shtetit ka arritur nivelin më të lartë në rajon

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në Twitter thekson nevojën për vetting në politikë ndërkohë që publikon shifrat, që sipas tij faktojnë kapjen e shtetit që ka arritur nivelin më të lartë në rajon.  

Sipas Bashës ky proces do të sjellë pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.

“Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve.

Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet #vettingnëpolitikë

Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare,” shkruan Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy