Pekini rihap kufijtë, SHBA pritet të vendosë kufizime anti-Covid për pasagjerët kinezë

Pekini rihap kufijtë, SHBA pritet të vendosë kufizime anti-Covid për pasagjerët kinezë

SHBA po shqyrton mundësinë e vendosjen së kufizimeve të reja anti-Covid për personat që vijnë nga Kina, pasi Pekini njoftoi se do të rihapë kufijtë në muajin e ardhshëm. 

Zyrtarët amerikanë thonë se ky vendim vjen si shkak i mungesës së transparencës rreth virusit në Kinë, pasi rastet janë në rritje. Të mërkurën, Italia njoftoi planet për të zbatuar testimin e detyrueshëm, pasi masat më të rrepta u ndoqën edhe nga Japonia, Malajzia, Tajvani dhe India.

Pekini tha se rregullat e koronavirusit duhet të vendosen mbi një bazë "shkencore".

Zyrtarët në qytetin italian të Milanos tashmë po testojnë pasagjerët në fluturimet nga Kina. Në një fluturim me destinacion aeroportin e Malpensas, rezultoi se 52% e pasagjerëve ishin pozitiv me Covid-19.

Zyrtarët ende nuk kanë komentuar mbi këto shifra, por, në një deklaratë, Ministri i Shëndetësisë Orazio Schillaci tha se ai kishte urdhëruar testimin e detyrueshëm Covid-19 për të gjithë pasagjerët që vijnë nga Kina dhe kalojnë tranzit nëpër Itali.

Ai tha se kjo ishte "thelbësore për të siguruar mbikëqyrjen dhe identifikimin" e çdo varianti të ri të virusit dhe për "të mbrojtur popullsinë italiane".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy