
Teatri Kombëtar ka përplasur sot PD-në dhe kryebashkiakun Veliaj në Komisionin e Medias.
Mbledhja e sotme e Komisionit të Medias është shoqëruar me tension. Shkak është bërë pjesëmarrja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, deputete e PD-së, e cilësoi të paligjshme pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e komisionit dhe kërkoi largimin e tij nga salla.
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, tentoi të nxjerrë me forcë nga mbledhja kryebashkiakun Erion Veliaj. Pas tensionit, Veliaj u largua nga mbledhja. Ai u ndoq nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ishte ftuar për një seancë dëgjimore në lidhje me çështjen e shumëdebatuar të Teatrit Kombëtar.
“Dënoj me forcë largimin e ministres Kumbaro. Ishte thirrur nga opozita për të dhënë llogari për teatrin dhe projektligjin e përgatitur nga Edi Rama dhe maxhoranca. Ata nuk mund të bëjnë çfarë të duan në këtë Parlament”, tha kryetarja e komisionit, Albana Vokshi.



