
Njëzet vjet pas nisjes së negociatave, Bashkimi Evropian dhe blloku tregtar i Amerikës së Jugut Mercosur arritën këtë javë një marrëveshje historike të tregtisë së lire. Të dyja palët aktualisht tregtojnë mallra në vlerën e mbi 88 miliardë euro dhe shërbime me vlerë 34 miliardë euro çdo vit, por marrëveshja pritet të rrisë shkëmbimet tregtare në një nivel historik.
Megjithatë, traktati ka shkaktuar pakënaqësi në disa nga shtetet anëtare të BE-së . Presidenti francez Emmanule Mackron e komentoi marrëveshjen në fjalë si një marrëveshje të mirë e cila plotësoi kërkesat kyçe franceze por jo fraksionet e tjera në Francë .
Franca është fuqia më e madhe bujqësore e BE-së. Grupet e fermerëve francezë dhe ambientalistët kanë ngritur rregullisht shqetësime në lidhje me rrezikun në rritje të eksporteve bujqësore nga vendet e Amerikës së Jugut në Evropë. Kritikët argumentojnë se prodhimi ka standarde më të ulta në vendet e Mercosur dhe insistojnë që ata të kundërshtojnë marrëveshjen, nëse nuk përmbushen standartet në sektorin e mishit.
Ministri francez i bujqësisë Didier Guillaume tha se nuk do të bëhet ministri që sakrifikon bujqësinë franceze në ombrellën e një marrëveshjeje ndërkombëtare. Ndërkohë Bashkimi kryesor i fermerëve të Francës pohoi se kishte kërkuar një takim me Macron ndërsa palnifikonte dhe protesta.
Mercosur është një bllok tregtar i vendeve të Amerikës së Jugut i përbërë nga Argjentina, Brazili, Paraguai dhe Uruguaji . Venezuela gjithashtu është anëtare e plotë, por është pezulluar që nga viti 2016.
Blloku i shteteve anëtare është tashmë partneri tregtar dhe inevestitori më i madh i Amerikës Latine dhe i dyti për tregtinë e produkteve ushqimore. BE-ja synon të rrisë aksesin për firmat që prodhojnë produkte industriale dhe makina duke i dhënë atyre në këtë mënyrë mundësinë të konkurrojnë për kontratat publike në vendet e Amerikës Latine. Ndërsa kjo e fundit synon të rrisë eksportet e mishit, sheqerit dhe produkteve të tjera bujqësore. Kritikët kanë shprehur frikën se importet nga vendet e Amerikës së Jugut mund të bëhen shkak për hyrjen e sëmundjeve të reja në Europë.



