Dita pa makina/ Qytetarët: Nismë e mirë, por jo zgjidhje! Çmimet të papërballueshme (VIDEO)

Dita pa makina/ Qytetarët: Nismë e mirë, por jo zgjidhje! Çmimet të papërballueshme (VIDEO)

Sot në Tiranë është ditë pa makina, ku qarkullimi i automjeteve është ndaluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Disa prej qytetarëve kanë shfrytëzuar kohën e mirë me diell dhe po ndjekin aktivitetet që po zhvillohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Duke folur për MCN Live qytetarët thonë se dita pa makina është një nismë e mirë, por jo zgjidhje.

“Inshallah bëhet javë për javë kështu, është gjëja më e mirë. Them që çmimi i naftës do të ulet”, deklaron një qytetar.

Një tjetër qytetar shprehet:

Dita pa makina është ditë e bukur, problem është që nuk është zgjidhje. Shpresoj që ky numër të vijë duke u zvogëluar në qytete. Derisa vazhdon kriza karburanti këtë punë do ketë, do ulet do ngrihet. Jam pensionist, i kam vënë çelësin dhe e kam parkuar diku. Shteti duhet të mendoj për ato që janë në periferi”.

Një tjetër pensionist thotë:

Shumë mirë dita pa makina, të bëhet një herë në javë. Shumë janë rritur çmimet në krahasim me shtetet fqinje. E papërballueshme për mua që jam pensionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy