Rriten sërish temperaturat, parashikimi i motit për sot

Rriten sërish temperaturat, parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës mbetet, në ndikimin e kthjellimeve në Republikën Shqipërisë. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në zonat Jugore duke lënë Qendrën dhe Veriun në ndikimin e motit të kthjellët.

Edhe orët e natës vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 deri 14°C.

Era do fryjë e e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim i ulët.

Rajoni dhe Europa

Europa Qendrore dhe Ishujt Britanikë do të përfshihen nga vranësira të dendura, të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu.

Po ashtu me reshje shiu e dëbore do paraqiten vendet Nordike. Ndersa Europa Lindore dhe ajo Jugore do të vijojne në ndikimin e motit të kthjellët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy