Jeff Bezos dhuron 97.4 milionë dollarë për të pastrehët

Jeff Bezos dhuron 97.4 milionë dollarë për të pastrehët

Jeff Bezos u vjen në ndihmë të pastrehëve. Numri një i “Amazon” u ka dhënë 97.5 milionë dollarë 24 shoqatave të bamirësisë që u vijnë në ndihmë të pastrehëve.

Shuma është pjesë e fondit të bamirësisë “Day One” (Dita e Parë), me një vlerë totale prej 2 miliardë dollarësh.

“Donacionet do të mbështesin organizatat që punojnë për t’u ofruar një strehë familjeve që nuk kanë shtëpi, për t’i ndihmuar në këtë mënyrë të ecin me këmbët e tyre”, thotë Bezos.

Themeluesi i gjigantit të shitjeve online “Amazon” është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej 137.6 miliardë dollarë.

Revista “Forbes”, e cila bën do vit klasifikimin e më të pasurve të planetit e rendit atë në krye të listës, i ndjekur nga Bill Gates dhe Warren Buffet.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy