Sherri mes të rinjve përfundon në përdorimin e armëve, plagosen dy persona në Cërrik

Sherri mes të rinjve përfundon në përdorimin e armëve, plagosen dy persona në Cërrik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik ku një sherr mes dy grupeve të rinjsh ka përfunduar me përdorimin e armëve.

Si pasoj e këtij konflikti dy personave kanë mbetur të plagopsur ku janë dërguar në spitalin kirurgjik Elbasan, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur  "Kryqëzimi i Yllit" në Cerrik, ku është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, si dhe është plagosur lehtë në dorë shtetasi J.R., 22 vjeç, banues në Cerrik.

Nga veprimet e shpejta të policisë dhe grupit hetimor dyshohet se shtetasi B.H, së bashku me shtetasin I.F, po udhëtonin me një automjet tip Golf që drejtohej nga shtetasi A. Zh.

Shtetasi B.H, ka parë shtetasin G.K me të cilin kishte një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta, ka zbritur nga automjeti dhe  është konfliktuar fizikisht me të.

Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi J.R, shoku i shtetasit G.K, si dhe dy shokët e shtetasit B.H, shtetasit A.Zh dhe I.F.

"Në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi B.H, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë  në drejtim të shtetasit G.K, i cili është plagosur në këmbë, si dhe është plagosur në dorë shoku i tij shtetasi J.R" sqaron policia.

Policia ka kapur dhe shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit shtetasin Angjelo Zhelegu, i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy