
Policia e Rejkjavikut njoftoi se kishte parandaluar një sulm terrorist në parlamentin e Islandës.
Katër të rinj islandezë janë arrestuar sit ë dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.
Lajmin për operacionin ku janë përfshirë rreth 50 agjentë u dha nga Karl Steinar Valsson, komisioner kombëtar i policisë islandeze, në një konferencë për shtyp.
Të dyshuarit u arrestuan në Kopavogur, një periferi të kryeqytetit Reykjavik, dhe në qytetin jugperëndimor të Mosfellsbaer.
Policia bën me dije se janë sekuestruar dhjetëra armë zjarri, mes tyre edhe ato gjysmë automatike.
Arsyet e sulmit mbeten të panjohura për momentin, por sipas Valsson objektivat përfshinin institucione të ndryshme dhe qytetarë të shtetit, duke përfshirë parlamentin dhe policinë.
Agjentët kanë hapur një hetim për të zbuluar nëse ka lidhje mes të arrestuarve dhe organizatave ekstremiste
Kombi i vogël prej 375,000 banorësh ka qenë në krye të Indeksit Global të Paqes që kur u rendit në vitin 2008 si shteti më paqësor në botë. Islanda ka një nga nivelet më të ulëta të krimit në botë.



