Kryetari i shoqatës së turizmit Durrës, Eduard Xhepa, thotë se nata e Vitit të Ri ka çmime të tepruara të cilat nuk janë në harmoni me realitetin shqiptar.
Në një intervistë për “MCN Live” ai deklaroi se se çmimet janë rreth 40% më shumë nga sa duhet të ishin dhe se gjithçka vjen si pasojë e mungesës së prodhimit vendas.
Në Shqipëri ne e kemi traditë që duhet ta ruajmë shumë, gjeli i detit, pazari i prodhimeve vendase që janë gjëra të veçanta dhe gjithë emigrantët shqiptarë kanë nevojë për këtë gjë. Dhe turistët e huaj kanë nevojë ta shohin traditën se si ne e festojmë Vitin e Ri.
Ka numër të lartë turistësh për festa. Ne kemi si synim turizmin gjithëvjetor dhe duhet të luftojmë për të rritur prodhimin vendas.
Nata e Vitit të Ri ka çmime pak të tepruara, që nuk janë në harmoni me realitetin shqiptar. Duke filluar me supermarketet dhe çdo treg shqiptar. Janë çmime 30-40% më shumë nga sa duhet të ishin.
Dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së prodhimit vendas ku 50-60% e produkteve vijnë nga importi. Nëse do ishin prodhim vendas dhe çmimi do ishte më i lirë. Gjelin e Vitit të Ri duhet ta promovojmë, duhet të promovojmë traditën dhe gjërat tona.



