Basha prezanton programin për turizmin: Do të rrisim numrin e turistëve të huaj me 15% në vit (VIDEO)

Basha prezanton programin për turizmin: Do të rrisim numrin e turistëve të huaj me 15% në vit (VIDEO)

Kreu i PD Lulzim Basha sot po prezanton programin për turizmin.

Këtë prezantim të programit, kreu i PD e ka nisur me një video të rrëfimit të disa bizneseve të cilët flasin për gjendjen në të cilën janë si pasojë e pandemisë.

Ndërkohë gjatë prezantimit të programit të turizmit, kreu i PD Lulzim Basha, tha se angazhohet se ne do ta trajtojmë turizmin si një projekt madhor kombëtar.

Ai shtoi se do të rrisë kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10% si dhe do të dyfishojë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40.000 në 80.000 vende pune. Kjo do ta ndryshojë ekonominë tonë. Do t'u japë njerëzve punë dinjitoze dhe shpresë.

"Në muajt e fundit kemi punuar me specialistët më të mirë në industrinë e turizmit, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga bota, për t’i sjellë Shqipërisë një plan pune konkret që do të ndryshojë të ardhmen e turizmit shqiptar. Më lejoni tani shkurtimisht t’ju prezantojë vetëm disa nga pikat se si Shqipëria do ta fitojë turizmin:

Unë angazhohem se ne do ta trajtojmë turizmin si një projekt madhor kombëtar. Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi nga qeverisja jonë. Kjo është rruga për ta vendosur Shqipërinë të parën.

Unë angazhohem të rrisim kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 5 në 10%

Angazhohem të dyfishojmë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40.000 në 80.000 vende pune. Kjo do ta ndryshojë ekonominë tonë. Do t’u japë njerëzve punë dinjitoze dhe shpresë.

Angazhohem të dyfishojëm kapacitetet akomoduese. Duke hapur më shumë vendin për turistë. E për pasojë do të kemi më shumë vende pune.

Rritja e kohëzgjatjes së sezonit turistik përmes diversifikimit turistik, bregdetare, malore. Do u japim më shumë arsye për të vizituar Shqipërinë.

Angazhohemi që të dyfishojmë me 15% më shumë turistë të huaj në vit,” tha Basha.

 Ekspertja e PD, Arjana Çela gjatë prezantimit të programin e PD për turizmin tha se janë renditur të gjitha përfitimet që fiton kjo industri nga plani elektoral. Çela tha se nga 40 mijë të punësuar në këtë sektor, shkon në 80 mijë me planin e PD. Ndërkohë kontributet tek turizmi rriten direkt nga 8 në 10% të PBB.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy