KPA lë në fuqi vendimin/ Shkarkohet kryegjyqtarja e Apelit të Vlorës Alma Liçaj

KPA lë në fuqi vendimin/ Shkarkohet kryegjyqtarja e Apelit të Vlorës Alma Liçaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të gjyqtares Alma Liçaj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Vendimin e shkarkimit nga KPK, gjyqtarja Alma Liçaj e ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), por edhe në këtë shkallë vendimi nuk ka ndryshuar.

Trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Natasha Mulaj relatore dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, la sot në fuqi vendimin për shkarkimin e Liçajt.

Alma Liçaj ishte kryetare e Gjykatës së Apelit në Vlorë kur u mor vendimi për ta shkarkuar nga detyra. Ajo u akuzua për fshehje dhe mungesë burimesh financiare për pasurinë e saj që përbëhet nga një shtëpi dhe 5 apartamente në Vlorë dhe Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy