Shqipëria nën flakë, IGJEUM: Sot pasdite dhe nesër rrezik për zjarre në 10 qarqe

Shqipëria nën flakë, IGJEUM: Sot pasdite dhe nesër rrezik për zjarre në 10 qarqe

Prej ditësh tashmë Shqipëria po përballet me rrezikun e zjarreve, ndërsa ditën e sotme IGJEUM në një njoftim zyrtar, ka parashikuar zonat e rrezikut me rritjen e temperaturave mbi 40 gradë celcius.

10 qarqe të vendit parashikohen me rrezikshmëri të lartë për rënien e zjarreve. IGJEUM parashikon se era që do të fryjë do të jetë tejet e nxehtë dhe e shoqëruar me rërë që e kanë prejardhjen nga Saharaja.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (perëndim) dhe Durrës (jug). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 23 / 36 °C në vendet e ulëta: 20 / 41 °C në vendet malore: 16 / 36 °C

Era

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare. Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.'

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy