Stop ambalazheve plastike një përdorimshe! Një milion firma për të mbrojtur detet

Stop ambalazheve plastike një përdorimshe! Një milion firma për të mbrojtur detet

Më shumë se një milion njerëz kanë nënshkruar peticionin e lëvizjes Greenpeace, i cili u kërkon markave të mëdha si Coca-Cola, Pepsi, Nestle Unilever, Procter&Gamble, McDonald’s dhe Starbucks të reduktojnë në mënyrë drastike përdorimin e ambalazheve prej plastike njëpërdorimshe.

“Plastika po u merr frymën deteve tona. Duhen aksione urgjente nga ana e kompanive të mëdha që vijojnë të prodhojnë, të shesin dhe përdorin plastikë, edhe pse e panevojshme, duke kontribuuar në mënyrë substanciale për rëndimin e situatës aktuale. Për vite me radhë është thënë se zgjidhja është riciklimi. Por sot shifrat tregojnë se as ai nuk është i mjaftueshëm për të zgjidhur problemin”, thotë  Giuseppe Ungherese, i  Greenpeace Italia.

Të dhënat e fundit shkencore, të mbledhura në vitin 2015, tregojnë se vetëm 9 % e plastikës së prodhuar në nivel botëror që nga vitet ’50 është ricikluar në mënyrë korrekte. Edhe pse përqindja e materialeve të riciluara është rritur në dekadat e fundit, është e dukshme që ajo nuk është e mjaftueshme për të shmangur ndotjen e deteve.

Aktivistët thonë se një kamion me mbetje plastike përfundon në detet e planetit çdo minutë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy