Trajneri i klubit të futbollit të Kukësit, rezulton të jetë infektuar nga COVID-19, ndërsa gjendja e tij mësohet të jetë përkeqësuar. Lajmi është dhënë nga vetë klubi i futbollit, ndërsa kanë bërë të ditur se mëngjesin e sotëm Skënder gega është nisur për në Turqi.
“Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit. Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës”, njofton Kukësi.



