
Një bandë shqiptare e trafikut të drogës është goditur nga policia spanjolle. Në pranga 14 persona kanë përfunduar 14 persona të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e marijuanës. Banda kishte ngritur plantacione të shumta të kultivimit të marijuanës në disa qytete të Spanjës, ku kishte punësuar shqiptarë. Qendra e grupit ishte zona e Camp de Tarragona.
Në pranga kanë përfunduar persona të moshës 20 deri në 51 vjeç.
Në hetimin e çështjes së quajtur “Koman” , u konstatua se drejtuesit e bandës shqiptarë përdornin bashkatdhetarët e tyre për t’u kujdesur dhe monitoruar plantacionet në ndërtesat të ndryshme apo shtëpi një familjare që ndodheshin në zona gati të izoluara dhe me pak lëvizje.
Të ashtuquajturat “shtëpi bari” ishin vendosur në gjashtë ndërtesa, ku kultivuesit vidhin edhe energjinë elektrike për të bërë të mundur rritjen e bimëve.
Janë sekuestruar mbi 2600 bimë marijuanë në faza të ndryshme të rritjes dhe 54 kilogramë sytha të përgatitur për shpërndarje, 21 mijë euro cash si dhe një numër i madh aparatesh që përdoren për kultivimin intensiv të drogës.
Pesë prej të arrestuarve janë në arrest me burg, ndërsa për të tjerët është vënë masa e lirimit me kusht, heqjen e pasaportës dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.



