Ndahet nga jeta legjenda e futbollit, Pele

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit, Pele

Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka ndërruar jetë ditën e sotme, në moshën 82-vjeçare.

Pele vuante prej kohësh nga sëmundja e rëndë, e cila i ka marrë jetën ditën e sotme.

Braziliani vuante nga kanceri i zorrës së trashë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar në javët e fundit, betejën me të cilën e humbi këtë të enjte.

Pele, mbreti brazilian i futbollit, i cili fitoi tre Kupa të Botës dhe u bë një nga figurat sportive më komanduese të shekullit të kaluar, ka ndërruar jetë në spital, aty ku qëndronte u shtruar prej disa javësh.

Gjatë karrierës si futbollist, fitoi tre Kupa Bote (1958, 1962 dhe 1970) ai luajti vetëm për dy ekipe klubesh: Santos dhe Cosmos New York.

Goli i tij kundër Suedisë në finalen e vitit 1958 është goli më i madh në historinë e finaleve të Kupës së Botës. Ai mban rekordin e golave ​​të shënuar në karrierë, 1281 në 1363 ndeshje, ndërsa në ndeshjet zyrtare ka shënuar 757 gola në 816 ndeshje me një mesatare prej 0.93 gola për ndeshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy