Avokati Kujtim Cakrani, për operacionin me 12 të arrestuar për trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut në Europë, i lidhur me grupin e Suel Çelës në Elbasan thotë se SPAK nuk ka asnjë meritë.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se prokuroria jonë gjithmonë mburret me hetimet dhe punën e të tjerëve.
Ku është këtu merita e SPAK dhe organeve të tjera ligjzbatuese? Zero!
Kjo është një punë shumëvjeçare e prokurorisë së antimafias italiane, e cila i kërkon ndihmë Prokurorisë së Posaçme që të kryejë arrestime
Prokuroria jonë është zero për kryerjen e një hetimi proaktiv nga A deri në Z.
Nuk mund të mburret Dumani me punën e prokurorëve të antimafias, ku shkojnë në vendet e Amerikës Latine vetë prokurorët e maskuar. Këta nuk dalin nga zyra.
Ndaj boll u mburrët me Sky dhe Matrix që ua kanë sjellë të tjerët.
Grupet kriminale këtu kanë qenë dhe këtu janë, po ndërtojnë resorte, po marrin tendera.
Pse nuk bën një punë hetimore SPAK, qoftë dhe me indicie.
Altin Dumani është frustruar shumë. Boll duke dalë në media se për çdo çështje thotë është nën hetim.
Mos dil fare në media, nuk ke pse të dalësh kur nuk ke asgjë për të thënë.
Më thoni një hetim që ka nisur kryesisht?
Vetëm me kallëzime popullore, partish dhe shoqatash.
Asnjë hetim nuk e ka nisur vetë.
Ka patur 2-3 kryetarë bashkish në Jug që takoheshin në Janinë, me grupe kriminale dhe bënin pazare.
Madje dhe janë rrahur, edhe deputetët. Në Shqipëri mafia dhe politika nuk bëjnë luftë për territorin, por bashkëpunojnë.



