6 vite nga tërmeti/ Myshketa: Bonusi i qirasë i ndërprerë prej 2 vitesh. Ka banorë që s’janë futur në banesat e shumëpremtuara (VIDEO)

6 vite nga tërmeti/ Myshketa: Bonusi i qirasë i ndërprerë prej 2 vitesh. Ka banorë që s’janë futur në banesat e shumëpremtuara (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Bashkiak nga radhët e PD-së në Durrës, Joni Myshketa, duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv, tha që 6 vite pas tërmetit tragjik ka ende familje që s’kanë marrë zgjidhje. Myshketa vë në dukje se ka banorë që s’janë futur në banesat e shumëpremtuara dhe bonusi i qirasë është ndërprerë prej dy viteve. 

 

Kanë kaluar plot 6 vite nga dita famëkeqe e 26 nëntorit të 2019-ës. Ka ende familje që s’kanë marrë zgjidhje, ka ende familja me tesha duke u endur si hebrenjtë në shkretëtirë, ka ende familje që kërkojnë të drejtën e tyre, që mund të kenë një palë çelësa në dorë, të cilët u janë premtuar ose u janë dhënë dhe ju janë marrë disa herë, thjesht për efekt të fushatave elektorale, të cilat nuk kanë gjetur akoma zgjidhje dhe s’janë futur në banesat e shumëpremtuara. 

 

Qoftë në banesat e tyre, ku duhet të kishin hyrë me kohë, pasi e dimë që bonusi i qirasë është ndërprerë tash e dy viteve. Qoftë në banesat e reja në lagjet ku janë ndërtuar me ndihmën e shteteve mike. Banorët janë ankuar e para sepse bonusi i qirasë ka kohë që s’jepet dhe qiradhënësit duke mos marrë atë që u takon, sepse ka plot njerëz që jetojnë me banesat e dhëna me qira, janë detyruar të prishin kontratat me banorët që janë strehuar në to. 

 

Të gjitha premtimet që ka dhënë qeveria dhe bashkia për ndihmë 1,2 miliardë euro, ato para shkuan në xhepat e qeveritarëve, duke ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpinës së kryeministrit, që është diçka që unë s’e besoj. Ju dëgjuar deklaratën e sotme të kryebashkiakes që s’dha një datë kur do hyjnë në banesa familjet që kanë marrë çelësat. Janë marrë dhe janë rimarrë çelësat për show-n e radhës, por s’ka një datë të saktë. Banorët janë të pashpresë sepse nuk dëgjohen. Vijon mësimi me dy turne për shkak të vonesave të punimeve në shkolla”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy