Hetimi për mbetjet toksike të Kurum/ Xama: Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit ka ofruar dëshminë, Prokuroria e Durrësit e ka injoruar

Hetimi për mbetjet toksike të Kurum/ Xama: Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit ka ofruar dëshminë, Prokuroria e Durrësit e ka injoruar

Hetimi për mbetjet toksike të Kurum ka hyrë në një fazë të pasigurt, ku dyshimet për zvarritje dhe mungesë transparence janë në rritje. Rrjeti i Bazelit ka ngritur alarmin, duke e cilësuar këtë një skandal të pashembullt që mund të rrezikojë seriozisht mjedisin dhe shëndetin publik.

Lidhur me këtë, gazetarja Ola Xama, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit, Jim Puckett, ka ofruar dëshminë e tij, por Prokuroria e Durrësit ka injoruar këtë ofrim, duke mos kthyer asnjë përgjigje.

Pas një pritjeje prej tremujori nga ana e Drejtorisë së Standardeve dhe Akreditimit, më në fund është gjetur një laborator që mund të shqyrtojë çështjen.

I gjithë ky reagim nga ana e Prokurorisë e Durrësit ka ardhur pas një denoncimi publik të Rrjetit të Bazelit, i cili është edhe sinjalizuesi kryesor i rastit që përfshin 102 kontejnerë me mbetje të rrezikshme.

Rrjeti i Bazelit ka theksuar se Drejtori Ekzekutiv, Jim Puckett, është ofruar për të dhënë dëshminë e tij përmes kanaleve elektronike, por Prokuroria nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

 Pavarësisht administrimit të dëshmive, nuk është specifikuar nëse ato kanë vlerën e një dëshmie ligjore. Për më tepër, Rrjeti i Bazelit ka ofruar edhe një dëshmi të noterizuar, por sërish nuk ka marrë përgjigje.

Ky injorim i Prokurorisë dhe qeverisë shqiptare ka nxitur një reagim të fortë nga Rrjeti i Bazelit, i cili është alarmuar për mosveprimin në këtë çështje kaq të rëndësishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy