Turizmi, Seferi: Po i bëjmë vendit autogol

Turizmi, Seferi: Po i bëjmë vendit autogol

Eksperti i turizmit, Leonard Seferi, thotë se fakti që fluksi i madh i turistëve të raportuar si të tillë në statistikat zyrtare nuk është përkthyer në rritje ekonomike. Kjo sipas tij sepse jo të gjitha hyrjet në Shqipëri janë turistë dhe e dyta, shumë shqiptarë vetë kanë zgjedhur të pushojnë jashtë.

Pa 100 euro dita nuk ka klient që pretendon se është lirë. Ka problematikë të madhe në lidhje me numrin e turistëve. Ne raportojmë numër të madh, por kjo nuk përkthehet në ekonomi. Ne akoma përllogarisim si turistë në Shqipëri edhe atë që del ta zëmë në Maqedoninë e Veriut dhe kthehet në Shqipëri.

Shumica e atyre që janë me pasaportë të huaj janë për turizëm. Por nga ana tjetër, ne jemi një komb me lëvizje shumë të madhe. Kur kthehen ata në vendet e tyre përllogariten si turistë. Pas këtij klasifikimi mund të llogarisim çfarë të ardhurash mund t’i sjellin vendit. Në Shqipëri mund të hyjnë në mëngjes nga një pikë doganore e dalin në darkë nga një tjetër, por ky është turist që shpenzon pak.

Që të arrijmë në një konkluzion të qartë, kampionin duhet ta zgjedhim të saktë. Por unë mendoj se kampioni nuk përzgjidhet.

Në raport me atë që shqiptarët shpenzojnë jashtë, ne i bëjmë vendit tonë një autogol. Shumica e shqiptarëve, sidomos ata që jetojnë jashtë, nuk dimë që t’i orientojmë në vendin tonë.

Përsa i përket a shpenzojnë shqiptarët, ata janë të tillë.

Seferi tha se turizmi në Shqipëri u rrit për shkak të rrethanave rastësore që krijoi fundi i pandemisë dhe fillimi i luftës në lindje të Europës. Kjo sipas tij bëri që Shqipëria të promovohej si vend me turizëm të lirë, duke tërhequr rrjedhimisht turistë që duan të shpenzojnë pak.

Trendi filloi pas pandemisë dhe luftës Rusi-Ukrainë. Kishte vende të afërta, të cilat kishin shqetësimin për të vizituar vendet e largëta, me frikën ë një mbylljeje të papritur. Shqipëria doli papritur si surprizë, me det shumë të bukur. Fakti që janë nisur që në fillim me mendimin se Shqipëria është vend i lirë, automatikisht të gjithë vizitorët i kemi  njerëz që nuk shpenzojnë. Janë më shumë vizitorë që vijnë për eksplorim dhe jo për turizëm të mirëfilltë. Eksplorimi nga moshat e reja sidomos nuk sjella shumë para sepse ata nuk shpenzojnë shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy