“I bëfsh kimioterapi paratë e mia”, i moshuari mallkon aktoren pasi humbi gjyqin me të

“I bëfsh kimioterapi paratë e mia”, i moshuari mallkon aktoren pasi humbi gjyqin me të

Edhe yjet e Hollivudit mund të kenë problem me fqinjët për një mur apo për një gardh. Minnie Driver ka fituar gjyqin me fqinjin e saj 75-vjeçar Daniel Perelmutter për murin ndarës mes dy shtëpive të tyre. 75-vjeçari dhe aktorja ishin në konflikt prej 3 vitesh për murin, që ishte shembur e ndërtuar disa herë, me pretendimin e dy palëve se u ngushtonte hyrjen në pronën e tyre.

Gjykata vendosi që i moshuari të bëjë 10 orë shërbim në komunitet, të paguajë një gjobë prej 1000 dollarësh dhe faturat e avokatit të aktores, që shkojnë në 20 mijë dollarë.

Pavarësisht se ka një shtëpi luksoze dhe të gjitha mundësitë për të paguar detyrimet që i ngarkon ligji, ai nuk i ka kursyer mallkimet për aktoren:  “Ajo fitoi dhe shpresoj që çdo dollar që do t’i paguaj unë ta shpenzojë për kimioterapi”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy