Mbyllet Dogana e Kakavijës/ Qirko: Me gjasë qarkullimi i mjeteve do të nisë rreth orës 15:00 (VIDEO)

Mbyllet Dogana e Kakavijës/ Qirko: Me gjasë qarkullimi i mjeteve do të nisë rreth orës 15:00 (VIDEO)

Greva disa orëshe e doganiereve greke te Kakavijës e paralajmëruar një dite me pare, është reflektuar mëngjesin e sotëm edhe në pjesën shqiptare.

Korrespondentja nga Gjirokastra, Jonida Qirko bën të ditur për “MCN live” bën të ditur se sot nuk ka lëvizur asnjë mjet transportues udhëtaresh apo mallrash veçse një rast emergjent.

Referuar njoftimit zyrtar, më gjasë qarkullimi i mjeteve do të nisë rreth orës 15:00

Autoritetet shqiptare janë në pritje të sinjalit nga homologet grekë për të rifilluar punën ndërkohë që pretendohet se normalizimi dhe qarkullimi i mjeteve do të nisë rreth orës 15:00.

Edhe pse ka pasur dy njoftime, shumë nga njerëzit kane qarkulluar duke ditur se do hapet më herët por duhet pritur ora 15:00 për të parë nëse do të hapet në atë orë ose para kësaj ore.

Ndërkaq ka patur dhe raste të udhëtarëve që nuk e kanë ditur për grevën të cilët kanë folur të indinjuar lidhur me këtë bllokim.  

Sindikata e përgjithshme në Greqi paralajmëroi grevë disa orëshe, pjesë e të cilës ka qenë dhe administrata doganore e Kakavijës me e madhja nyje kufitare tokësore mes Greqisë dhe Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy