
Dy persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në Vorë, ku një nga autorët e dyshuar është oficer ushtrie.
Policia e Tiranës njofton se sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi Ergest Hoxha, 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin Kidi Muzhaqi, 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin Ermal Muzhaqi, 27 vjeç, (vëllezër).
Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi Ermal Muzhaqi, (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin Ergest Hoxha.
Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Ermal Muzhaqi, është vetëdorëzuar në polici, së bashku me armën e shërbimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



