McCarthy në krye të Dhomës së Përfaqësuesve/ Mediu: Fitorja e Republikanëve balancon raportet, Biden s’do ta ketë të lehtë (VIDEO)

McCarthy në krye të Dhomës së Përfaqësuesve/ Mediu: Fitorja e Republikanëve balancon raportet, Biden s’do ta ketë të lehtë (VIDEO)

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu komentoi përmes një lidhjeje skype për edicionin e lajmeve në MCN Tv zhvillimet e fundit në SHBA, ku republikani Kevin McCarthy u zgjodh kreu i Dhomës së Përfaqësuesve. Sipas Mediut zgjedhja e McCarthy-t do krijojë balancë më të mirë në raportet politike në SHBA, dhe do të krijojë një situatë jo të lehtë për Presidentin Biden dhe politikat kryesore të tij.

Fitorja e Dhomës së Përfaqësuesve nga Republikanët ishte padyshim një sukses i pritshëm. Biles pritej që në zgjedhjet mid term të kishte më shumë vende sa u fituan në Dhomën e Përfaqësuesve. Kthimi i Dhomës në duart e Republikanëve krijon një balancë më të mirë për sa i përket raporteve politike në SHBA, por edhe një situatë jo fortë të lehtë për administratën e Bidenit, për çështjet qoftë nga debatet politike të brendshme, për të shkuar te çështje të gjeopolitikës, të politikave sociale, politikave shëndetësore, ndryshimet klimatike, që kanë nevojë të kalojnë në Dhomën e Përfaqësuesve ku shumica tashmë është republikane dhe Biden do jetë i detyruar të ketë një diskutim të shtuar, më të plotë, dhe të konsiderojë qëndrimet e Republikanëve në këtë proces. Ishte proces i pazakontë, nuk ka ndodhur në 100 vjet kjo histori. Kjo vajti pas 15 raundesh”.

McCarthy ka qenë mbështetësi Trumpit, i cili ka krijuar këtë linjën me pjesën tjetër që ishin kundër McCarthy-t. Ishte një luftë që kaloi edhe në plan më personal dhe ideologjik. Kam pasur komunikim me disa miq kongresmenë, dhe të gjithë e kanë parë si një shqetësim, në një lloj dobësie. Por kjo ndoshta do krijojë një raport më të përgjegjshëm brenda republikanëve për marrëdhënien që duhet të kenë, por duhet parë edhe si një demokraci që funksionon, që nuk shkon verbas pas udhëheqjes. Më e mira nga të gjitha është që në fund pas kësaj beteje, ka një ndarje të marrëdhënie, ose një bashkim të qëndrimeve. Vet McCarthy tha që s’jam këtu t’i shërbej më partisë sime, apo interesave të caktuara, por interesave kombëtare. Kur Presidenti Biden e përshëndet, e të gjithë të tjerët me radhë tregojnë një vlerësim, kjo është një kulturë që vlen për ta kuptuar që kur politika kalon në rrafshin ideologjik dhe principial padyshim i shërben atij qëllimi për të cilin është organizuar Kongresi dhe politika”.

Mediu nuk mendon se Trump ka ndikuar në zgjedhjen e McCarthy-t, por vë në dukje se ish-Presidenti ka peshën e vet në këtë proces.

Trump ka peshën e vet, ka një pjesë të madhe të republikanëve që e konsiderojnë marrëdhënien me Trumpin shumë të rëndësishme. Edhe në garën presidenciale s’do jetë fortë e lehtë për Trumpin brenda republikanëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy