Mos më çoni në Shqipëri, gjykatat janë të korruptuara

Mos më çoni në Shqipëri, gjykatat janë të korruptuara

Avni Metra, 53 vjç, u kap në Borehamwood në Hertfordshire, ku ka jetuar i fshehur për 18 vjet. Ai u dënua në mungesë në Shqipëri për dy vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit. Sipas ligjit shqiptar, Avni Metra ka të drejtë për një rigjykim, por  ai u tha gjyqtarëve në Westminster, se nuk pret të marrë një gjykim të drejtë në Shqipëri.

 

Duke folur përmes një përkthyesi, Metra deklaroi se ai u arratis nga vendi, pasi "një mik në polici i kishte thënë të largohej, përndryshe do ta vrisnin njerëz nga qeveria apo dikush tjetër ". Metra Hyri në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit 1990, duke u maskuar si një azilkërkues kosovar me emrin Abdul Mekra. Identiteti i tij u zbulua me anë të një investigimi nga gazeta Daily Mail.  Duke pretenduar të drejtën e tij për një jetë familjare në Britani të Madhe, ekipi i tij i avokatëve i deklaroi gjykatës se ai nuk ka besim tek gjykata shqiptare. Metra u shpreh se  është  provuar që ka korrupsion në gjykatat në Shqipëri. Metra ka edhe një precedent tjetër.

 

Në 2011 është larguar nga familja e tij, pasi u dënua për sulm ndaj gruas së tij dhe gjykata vendosi se ai mund të ketë vetëm kontakt të kufizuar me fëmijët e tij. Sipas avokatit, nëse ekstradohet në Shqipëri, klienti i tij nuk do të mundet të takojë fëmijët. Metra, i cili mbahet në paraburgim, do të mësojë nëse do të ekstradohet apo jo në Shqipëri më 19 gusht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy