Policia kallëzon Bashën: Bëri thirrje për veprime të dhunshme

Policia kallëzon Bashën: Bëri thirrje për veprime të dhunshme

Policia e Tiranës ka kallëzuar penalisht kryetarin e Partisë Demokratike. Në njoftimin e saj thuhet: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, referoi materialet proceduriale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokrate për thirrje publike për veprime të dhunshme. Në datë 24 shkurt 2017, rreth orës 12:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në çadrën e ngritur, z.Basha, në fjalën e transmetuar drejtpërdrejt në media, ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore. “Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat… … ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh…”, citohet Basha. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal, i cili parashikon “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy