Transformimi i shpejtë demografik, plakja e popullsisë dhe emigracioni i vazhdueshëm janë ndër sfidat më të mëdha strukturore me të cilat po përballet shoqëria dhe ekonomia shqiptare sipas BERZH.
Enriko Ceko, ekspert ekonomie tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se nëse vijohet me të njëjtat ritme për 15-20 vite Shqipëria do të mbushet me pensionistë të huaj të cilët do të vijnë të shpenzojnë paratë e tyre këtu.
Sipas Cekos nga vendi nuk janë larguar 1 milion qytetar, por më shumë pasi ata që janë larguar kanë bërë dhe fëmijë.
Kemi një rënie të popullsisë nga 3.4 në 2.4 milionë.
Këta 1 milion që kanë ikur, kur kanë ikur kanë bërë dhe 2-3 kalamaj, nuk është 1 milionë për 2-3 milionë të tjerë.
Duke u ulur numri i fuqisë punëtore, ne na bie produktiviteti se ekonomia shqiptare është ekonomi ku gjëja bëhet me dorë. Bujqësia s’ka traktorë punohet me dorë, në Shqipëri mjelja e lopëve bëhet me dorë. Në turizëm, ata që punojnë atje paguhen me pagat minimale. Turizmi nuk të lë pa bukë, por s’të jep cilësi.
Me pakësimin e forcave të punës, rriten kostot e punës.
60% e lëndëve të para që përdoren në industrinë e qumështit vijnë nga jashtë dhe 60% e ushqimeve për blegtorinë vijën nga jashtë. Alfatoksina që del nga jashtë vjen nga misri i importuar.
Reduktimi i fuqisë punëtore, nuk krijon shansin që skema të jetë efektive.
Ka 3 elementë kryesore.
Duhet vëmendje e menjëhershme nga institucionet e administratës për ta trajtuar qytetarin si qytetar. 2025 është viti i fundit ku do maten sistemet me të ardhurat për frymë. 2026, do jetë viti i parë ku sistemet do klasifikohen nga mënyra si sistemet sillen e qytetarin. Shqipëria nuk është se do ketë rankim të mirë.
Nëse vazhdohet kështu pa ndryshuar asgjë Shqipëria do mbushet me pensionistë italianë, gjermanë anglezë dhe do vijnë ta shpenzojnë në Shqipëri. Se ata e kanë pensionin e mirë.



